Monday, October 31, 2016

Eugjen Onjegini (fragmente) - Aleksandër Pushkin

Kreu I

XXXVII

Jo: zemra - atë zu shpejt ta ftohë;
Dhe bot' e zhurmë - i pat mërzi;
Të bukurat oër shumë kohë
S'i mbajti - ashtu në trut'e ti.
Miq, miqësia i-u pështirnë
Se nuk mundte - aq shpesh ky murg
Beef-steak-ve e tortave - trassburg
T'i-u shtij shampanjën nëpër grykë,
T'i vij dhe fjalës kryp' e bisht
Kur dhimbte kryet tmerrësisht:
Dhe ndonse ish një kokë-pykë,
Më s'desh, në fund, djalosh'i mjer
As zënkë - as shpatë - as revolver.

XLVI

Kush pati rojtur e menduar,
Për njerzit s'ka, veç se përçmim;
Kush pati ndjerë, ka tundim
Nga pamj' e kohës që pat shkuar.
Ai nuk gjen më lumturim,
Tashi një gjarpër në kujtime,
Tashi pendimi vjen e bren,
Kjo gjë bisedën i-a përzjen
Me një tërheqje - e nur të fshehtë.
Bised' e Oneginit t'im
Më turbullonte në fillim;
Po i-a mësova t'on e mprehtë
Me - at' ironi q'ish gjysmë vrer,
Me - at epigram që pret e therr.


Kreu II

XXV

Pra ajo quheshe Tatjanë,
As me të motrës njomësi,
As nurin ajo anembanë
Tërhequr do të kish njeri.
I murm' i egër i ndrij ylli,
E drojtur si kaprolle pylli,
Ajo me prindërit e shkret
Kish gjithënjë çudin' e vet,
S'dij përkëdhelje t'i dëfrejë,
Ish posi buf që kurrë s'qesh,
Si çupkë çupkat nuk i desh
Me to të lozë - e të kacejë,
Dhe rrinte - ashtu në vetësi
Gjith' ndaj dritares më shtëpi.


Kreu III

VIII

E zhytur fort në mallëngjim,
Ndaj miqve - ajo më s'ka durim,
Që 'rijnë - ashtu pa punë fare,
Vajtje-edhe-ardhjet i-u mallkon
Dhe dërdëllitjen që s'mbaron...

IX

Me ç'ëndje - ajo tashi përherë
Lexon romane - e ndjen veç gas,
Me ç'mall e me ç'magji përzjerë
Pin ëndrat që tërheqin pas!
Krijesa që s'e trondisin vetë,
Të mbushura prej saj me jetë,
Që desh Iulia Volmar,
Malek - Adhel e De Linar
E ëerther, zi e vrer gjithmonë,
Edh'i pa - shoqi Grandisson
(Që të dremit kur e kujton) -
Të gjithë - ëndërrimtarja jonë
I ngjall ndër-mënt, i vesh, i shkrin
Tek njëri - i vetëm: Onegin.

XXI

Tatjana hënën e vështronte
Duke menduar tej - tëhu...
Sakaq, në zemër diç dëgjontë...
"Shko, ler - më vetëzë këtu.
Me jep, ti tajë, pendë - e letër,
Afro dhe masën, s'dua tjetër,
Adio, shpejt do bje". Dhe ja
Krejt vetë. Hëna - ndrin që la.
Mbi bryll mbështetur Tania shkruan
E veç Eugjen ka ndër mend,
Edh'atë letër kënd - për - kënd
E mbush me mall e zjen e vuan,
Letra mbaroi, u mbyll sado...
Tania! për cilin ësht' ajo?

XXVI

Edhe një gjë më ngjan vështirë:
Nder' e atdheut që të rrëfej,
Pa dyshim, duhet, për më mirë,
Tatjanës letrën t'i - a përkthej;
Ajo rusishten s'e sundonte,
Revistat tona s'i lexonte
E s'mund të shprehej aqe let
Me shkrimin e gjuhës së vet;
Prandaj, përdorte gjith' frëngjishten...
Ç'të bësh (e them dhe përsëri):
Se gjer tashi, për dashuri
Një damë nuk e shkroj rusishten,
Se verbi rus aq hije - plot
S'u mbrujt për proz' e letra dot.

XXXII

Tatjana psherëtin brengosur;
I dridhet letëra ndër lot;
Dhe dyllin roz pr ta vulosur
Gjuh' e zhuritur s'i-a lag dot.
Kokën mbi supë - e mban venitur,
Këmish 'e holl i ka rrëshqitur
Prej supëve plot hijeshi.


Kreu VII

LIII

Lëvizje, vals, përkulje, adete,
Galop, mazurka, zhurmë... Po
Midis kollonash nër dy tete
Pa - u vënë re, prej askujtdo,
Tania vështron e s'sheh, çuditet,
Dhe nxitj' e botës i mërzitet;
Çdogjë e mbyt ... me fantazi
Do fshat e fshatarakësi,
Fush' e lëndinëza dhe pllaja,
Dhe çipn'e saj me bimë - e bar
Ku derdhet kroi murmurimtar,
Romanet dhe lulet e saja,
Bliret me hien q'e kënaq
Në vendin ku ai i-u çfaq.


(Përkthyer në shqip nga Lasgush Poradeci)

No comments:

Post a Comment