Monday, October 31, 2016

I burgosuri - Aleksandër Pushkin


Lëngoj pas kafazit të burgut të zi.
Një shkabëz robinjë përballë më rri;
E ngrysur vështrimin ndër qiej vërvit,
Tund krahët, dhe gjellën e gjaktë skërmit,

E shqyen, e flak, dhe më sheh me trishtim,
Sikur kemi bashkë të njëjtin mendim.
Më grish me vështrime dhe zjen e këlthet,
"të nisemi" - thotë - "ku qjelli thërret"

Ne jemi dy zogj, pa liri s'rrojmë dot!
mbi male, vëlla, të vërsulemi tok,
Mbi detet e kaltër, të çiltër si lot,
Ku era... dhe unë baresim ngamot!..."

(Përkthyer në shqip nga Jorgo Bllaci)

No comments:

Post a Comment