Monday, October 31, 2016

I burgosuri - Aleksandër Pushkin


Lëngoj pas kafazit të burgut të zi.
Një shkabëz robinjë përballë më rri;
E ngrysur vështrimin ndër qiej vërvit,
Tund krahët, dhe gjellën e gjaktë skërmit,

E shqyen, e flak, dhe më sheh me trishtim,
Sikur kemi bashkë të njëjtin mendim.
Më grish me vështrime dhe zjen e këlthet,
"të nisemi" - thotë - "ku qjelli thërret"

Ne jemi dy zogj, pa liri s'rrojmë dot!
mbi male, vëlla, të vërsulemi tok,
Mbi detet e kaltër, të çiltër si lot,
Ku era... dhe unë baresim ngamot!..."

(Përkthyer në shqip nga Jorgo Bllaci)

Eugjen Onjegini (fragmente) - Aleksandër Pushkin

Kreu I

XXXVII

Jo: zemra - atë zu shpejt ta ftohë;
Dhe bot' e zhurmë - i pat mërzi;
Të bukurat oër shumë kohë
S'i mbajti - ashtu në trut'e ti.
Miq, miqësia i-u pështirnë
Se nuk mundte - aq shpesh ky murg
Beef-steak-ve e tortave - trassburg
T'i-u shtij shampanjën nëpër grykë,
T'i vij dhe fjalës kryp' e bisht
Kur dhimbte kryet tmerrësisht:
Dhe ndonse ish një kokë-pykë,
Më s'desh, në fund, djalosh'i mjer
As zënkë - as shpatë - as revolver.

XLVI

Kush pati rojtur e menduar,
Për njerzit s'ka, veç se përçmim;
Kush pati ndjerë, ka tundim
Nga pamj' e kohës që pat shkuar.
Ai nuk gjen më lumturim,
Tashi një gjarpër në kujtime,
Tashi pendimi vjen e bren,
Kjo gjë bisedën i-a përzjen
Me një tërheqje - e nur të fshehtë.
Bised' e Oneginit t'im
Më turbullonte në fillim;
Po i-a mësova t'on e mprehtë
Me - at' ironi q'ish gjysmë vrer,
Me - at epigram që pret e therr.


Kreu II

XXV

Pra ajo quheshe Tatjanë,
As me të motrës njomësi,
As nurin ajo anembanë
Tërhequr do të kish njeri.
I murm' i egër i ndrij ylli,
E drojtur si kaprolle pylli,
Ajo me prindërit e shkret
Kish gjithënjë çudin' e vet,
S'dij përkëdhelje t'i dëfrejë,
Ish posi buf që kurrë s'qesh,
Si çupkë çupkat nuk i desh
Me to të lozë - e të kacejë,
Dhe rrinte - ashtu në vetësi
Gjith' ndaj dritares më shtëpi.


Kreu III

VIII

E zhytur fort në mallëngjim,
Ndaj miqve - ajo më s'ka durim,
Që 'rijnë - ashtu pa punë fare,
Vajtje-edhe-ardhjet i-u mallkon
Dhe dërdëllitjen që s'mbaron...

IX

Me ç'ëndje - ajo tashi përherë
Lexon romane - e ndjen veç gas,
Me ç'mall e me ç'magji përzjerë
Pin ëndrat që tërheqin pas!
Krijesa që s'e trondisin vetë,
Të mbushura prej saj me jetë,
Që desh Iulia Volmar,
Malek - Adhel e De Linar
E ëerther, zi e vrer gjithmonë,
Edh'i pa - shoqi Grandisson
(Që të dremit kur e kujton) -
Të gjithë - ëndërrimtarja jonë
I ngjall ndër-mënt, i vesh, i shkrin
Tek njëri - i vetëm: Onegin.

XXI

Tatjana hënën e vështronte
Duke menduar tej - tëhu...
Sakaq, në zemër diç dëgjontë...
"Shko, ler - më vetëzë këtu.
Me jep, ti tajë, pendë - e letër,
Afro dhe masën, s'dua tjetër,
Adio, shpejt do bje". Dhe ja
Krejt vetë. Hëna - ndrin që la.
Mbi bryll mbështetur Tania shkruan
E veç Eugjen ka ndër mend,
Edh'atë letër kënd - për - kënd
E mbush me mall e zjen e vuan,
Letra mbaroi, u mbyll sado...
Tania! për cilin ësht' ajo?

XXVI

Edhe një gjë më ngjan vështirë:
Nder' e atdheut që të rrëfej,
Pa dyshim, duhet, për më mirë,
Tatjanës letrën t'i - a përkthej;
Ajo rusishten s'e sundonte,
Revistat tona s'i lexonte
E s'mund të shprehej aqe let
Me shkrimin e gjuhës së vet;
Prandaj, përdorte gjith' frëngjishten...
Ç'të bësh (e them dhe përsëri):
Se gjer tashi, për dashuri
Një damë nuk e shkroj rusishten,
Se verbi rus aq hije - plot
S'u mbrujt për proz' e letra dot.

XXXII

Tatjana psherëtin brengosur;
I dridhet letëra ndër lot;
Dhe dyllin roz pr ta vulosur
Gjuh' e zhuritur s'i-a lag dot.
Kokën mbi supë - e mban venitur,
Këmish 'e holl i ka rrëshqitur
Prej supëve plot hijeshi.


Kreu VII

LIII

Lëvizje, vals, përkulje, adete,
Galop, mazurka, zhurmë... Po
Midis kollonash nër dy tete
Pa - u vënë re, prej askujtdo,
Tania vështron e s'sheh, çuditet,
Dhe nxitj' e botës i mërzitet;
Çdogjë e mbyt ... me fantazi
Do fshat e fshatarakësi,
Fush' e lëndinëza dhe pllaja,
Dhe çipn'e saj me bimë - e bar
Ku derdhet kroi murmurimtar,
Romanet dhe lulet e saja,
Bliret me hien q'e kënaq
Në vendin ku ai i-u çfaq.


(Përkthyer në shqip nga Lasgush Poradeci)

Monday, October 24, 2016

Eugjen Onjegini (fragment) - Aleksandër Pushkin

Kreu I 


XLIII

E ju, të reja bukuroshe,
Që natës von rri ju rrëmben
Karoc' e shpejtë nëpr qoshe
Të Petërsburgut që dëfren,
Ju la dhe juve - Eugjen' i sgjuar.
Zhurm' e dëfrim duke mohuar
Ai u mbyll tek dhom' e ti,
E mori pendën me mërzi,

Ze shkruan po durim në punë
S'bën dot e puna s'vete më;
Nga pend' e tija s'doli gjë,
S'qëndroi kështu me të-përdhunë
Ndaj turm' e njerësve të shkret,
q'unë s'i shaj se jam dhe vet.

XLIV

Dhe prapë - i ngrënë nga përtimi,
Në shpirt gjith' vojtj' e zbraztësi,
E shtyn fisnikërisht qëllimi
Dh' i vihet punës përsëri:
Të marrë die nga të tjerë;
Sjell stava librash, e paprerë
Lexon, lexon, përpiqet kot:
Mërzi, gënjim, çmëndira plot;
Të gjithë i bren një hall i ngratë;
Të vjetrit vjetëruar keq,
Të rinjtë shkarrë dhe për dreq.
I la pra librat, siç la gratë;
La raft, pluhur, e dituri
Edh' e mbuloi me vel të zi.

[...]

XLVI

Kush pati rojtur e menduar,
Për njerzit s'ka, veç se përçmim;
Kush pati ndjerë, ka tundim
Nga pamj' e kohës që pat shkuar.
Ai nuk gjen më lumturim,
Tashi një gjarpër në kujtime,
Tashi pendimi vjen e bren,
Kjo gjë bisedën i-a përzjen
Me një tërheqje - e nur të fshehtë.
Bised' e Oneginit t'im
Më turbullonte në fillim;
Po i-a mësova t'on e mprehtë
Me - at' ironi q'ish gjysmë vrer,
Me at- epigram që pret e therr.


(Përkthyer në shqip nga Lasgush Poradeci)



Sunday, October 23, 2016

The Prisoner - Alexander Pushkin


A worn postcard of a 19th 
century Russian painting
depicting (perhaps) a political prisoner
in the Peter and Paul Fortress.


The Prisoner

I sit behind bars in the dankest of blocks.
A captive young eagle, the king of the hawks,
My sorry companion here, lifting his wings,
Pecks bloody food by the sill, pecks and flings,
And looks out the window, away, away off,
As if he, with me, fell to thinking one thought.
He summons me now with his look and his cry,

Morphine (excerpts) - Mikhail Bulgakov

1. 13th February 1918
What was the mechanism of sleep? I had read about it once during my physiology course, but I had found it obscure. I didn't really know what sleep was. How did the brain cells fall asleep? To be honest, I had no idea. And I was almost certain that the man who wrote that textbook wasn't really very sure either. One theory is as good as another.

2. 13th February 1918
'The notebook's for you ... ' Polyakov muttered hoarsely and even more faintly.
With this he opened his eyes and raised them to the gloomy, shadowy ceiling. His dark pupils were lit by an inner light, the whites ofhis eyes seemed to grow translucent, bluish. His eyes turned upwards, then a film came over them and their momentary brightness faded. Doctor Polyakov was dead.

3. NO ONE IS TO BE BLAMED FOR MY DEATH.

Friday, October 21, 2016

"Morfina" e Mihail Bullgakov / "Morphine" of Mikhail Bulgakov

Ky është një version në formatin pdf i novelës "Morfina"  i shkrimtarit të famshëm rus Mihail Bullgakov (1897-1940) e përkthyer në Anglisht.
Klikoni këtu për ta shkarkuar... (3.14 MB)

This is an English version in pdf of the book "Morphine" of the renowned Russian writer Mikhail Bulgakov (1897-1940)
Click here to download it... (3.14 MB)


Leonid Bichevin

Leonid Bichevin in Морфий (Morphine), 2008 & Груз 200 (Cargo 200), 2007
Both directed by Alexei Balabanov


Sunday, October 16, 2016

Fjalori frazeologjik Rusisht-Shqip



Në fillim të muajit shtator të 2015-ës doli nga shtypi “Fjalori frazeologjik Rusisht-Shqip”. Fjalori është vepër madhore e leksikografisë sonë dygjuhëshe (leksikografia është teoria dhe praktika e hartimit të fjalorëve) edhe për nga vëllimi, edhe për nga përmbajtja, edhe për nga ndërtimi e barasvlerësia (ekuivalenca) shqipe. Ai është rezultat i një pune të madhe shumëvjeçare të autorit dhe i një përvoje të gjatë si hartues e redaktor fjalorësh, si përkthyes me shkrim nga gjuha ruse në gjuhën shqipe e nga gjuha shqipe në gjuhën ruse, si pedagog i gjuhës ruse në Universitetin e Tiranës dhe si hartues tekstesh mësimore universitare të gjuhës ruse. Kësisoj, profesor Eshref Ymeri e njeh me rrënjë e me degë gjuhën ruse. Gjithë këtë përvojë e gjithë këtë njohje ai e ka vënë në shërbim të Fjalorit. Këtë e tregon çdo faqe e Fjalorit e çdo artikull i Fjalorit.

Fjalori përfshin 25160 shprehje frazeologjike, fjalë të urta e proverba të gjuhës ruse. Barasvlerësit në shtyllën e gjuhës shqipe

Russian Translation, Theory and Practice (Thinking Translation), 2009

Russian Translation, Theory and Practice (Thinking Translation) i 2009-ës me 200 faqe nga Edna Andrews dhe Elena Maksimova është një nga materialet më të mira që mund të gjendet përsa i përket literaturës së përkthimit nga Rusishtja në Anglisht.
Shkarko versionin pdf... (3.38 MB)

Saturday, October 15, 2016

Foto me ngjyra të disa prej personaliteteve të shquara ruse / Colorized Pictures of Some of the Famous Russians in the Past

Aleksandër Kerenskij
Alexander Kerensky
Anton Çehov
Anton Chekhov

Arsenij Tarkovskij
ArsenyTarkovsky

Foto me ngjyra që tregojnë për jetën e popullit rus në të kaluarën / Colorized Pictures Show The Life Of Russian People In The Past

Një burrë me një grup fëmijësh rusë
A man with a group of Russian children
Një burrë rus duke qëndruar anash një Ford-A të prodhuar nw BRSS, 1930
A Russian man stand by a Ford-A made in the USSR, 1930

Një nuse e re ruse, 1903
A young Russian bride, 1903

Ambasada gjermane në Shën Petërburg, 1913
German embassy in St. Petersburg, 1913

FJALOR RUSISHT-SHQIP / РУССКO-АЛБАНСКИЙ СЛОВАРЬ

Me rreth 35 000 fjalë, ky është versioni më i fundit i fjalorit Rusisht-Shqip.
Klikoni këtu për ta shkarkuar...



Ky fjalor në versionin .pdf ju jep mundësinë që të kërkoni dhe për një fjalë specifike. Sugjerimi im do ishte të instalonit Foxit Reader nëse po përdoni smartphone.

Maratonë vjeshte / Autumn Marathon, 1979

Regjisor: Georgij Danelija
Directed by: Georgiy Daneliya



Andrei Rubljov / Andrei Rublev

Janë të pakta informacionet përsa i përket jetës dhe krijimtarisë të piktorit të famshëm të ikonave ruse, Shën Andrei Rubljov (? - rreth 1430?). Kronikat e Moskës thonë se ai mori pjesë në pikturimin e Kishës së Shpalljes së Lindjes së Krishtit në Kremlinin e Moskës ne 1405 (bashkë me Teofan Grekun dhe Prohorin e Gorodecës), si dhe Kishën e Shën Mërisë në Vladimir në 1408 (bashkë me Daniil). Nga biografia e shenjtorit Sergei dhe Nikon të Radonezh mësohet se në vitet 1420, Andrei Rubljov dhe Daniil kishin në përgjegjësinë e tyre dekorimin e Katedrales së Trinitetit të Manastirit të Trinitet-Shën Sergit dhe Katedralen e Imazhit të Shpëtimtarit Jo-Të-Bërë-Nga-Dora në Manastirin e Shpëtimtarit të Shën Andronikut.

Ndërsa gjithë piktura origjinale ne Kishën e Shpalljes së Lindjes së Krishtit e Rubljovit konsiderohet e gjitha e humbur, muret e Katedrales së Shën Mërisë në Vladimir mbajnë ende fragmente të freskove të  tij të 1408-ës. Kur Andrei Rubljov dhe Daniil po qëndronin në Vladimir, ata mund të kenë qenë dukë punuar mbi ikonostasin e Katedrales, një nga ikonostaset e para të gjata ruse e cila ekziston dhe

Historia e themelimit të Galerisë Tretjakovskaja / History of founding the Tretyakov Gallery

Galeria Tretjakovskaja mbahet prej  opinionit publik, prej një kohe të gjatë tashmë, si një thesar i famshëm botëror i Arteve të Bukura Ruse. Në vetëm një shekull e gjysëm, ajo ka kaluar nga një koleksion privat në një muze madhor të arteve. Qindra mijëra vijnë çdo vit për te rrugica Lavrushki në Zamoskvoreçnje, një nga rajonet më të vjetra të Moskës, për të parë kryeveprat e saj.

Viti 1856 merret si viti i themelimit te galerisë, kur Pavel Tretjakov (1832-1898), një tregtar 24-vjeçar i Moskës, bleu një numër punimesh bashkëkohore të piktorëve rusë dhe vendosi të ndërtonte një koleksion, i cili mund të shndërrohej në një muze të artit kombëtar.
“Do të ishte dëshira ime... të lija pas një galeri kombëtare, domethënë, një galeri me pikturat e artistëve rusë... [...]